Ministri Ismaili: Do të studiohet kujdesi primar shëndetësor nëpër komuna

Ministri Ismaili: Do të studiohet kujdesi primar shëndetësor nëpër komuna

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se do të fillojnë studimin lidhur me shëndetin parësorë në të gjitha komunat, më pas për të hartuar planin strategjik dhe përgatitjen e listave të pacientëve të cilat tregojnë se sa pacientë trajtohen nga një mjek.

Ministri njoftoi për planin në takimin e përbashkët me kryetar të komunave dhe Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, lidhur me kujdesin primar shendetesore.

Ismaili tha se raportet që ka pranuar nga Qendrat Mjekësore të komunave kishin rezultate të ndryshme në infrastrukturë, kontrolle dhe shërbime. Këto raporte do të detajohen nga ekspertët në vijim.

“Nga ky raport do të mund të krijohet një vizion i përbashkët i bashkëpunimit si dhe të ketë sa më shumë transparencë në ndarjen e buxhetit”.

Ambasadori i Zvicrrës për Kosovë, Jean Hubert Lebet tha se kujdesi parësor shëndetësorë është i rëndësishëm pasi që është kontakti i parë me qytetarët.

Në bazë të studimit të implementuar nga AQH dhe Zvicrra, është parë nevojë për kujdes më të madh nga komunat dhe për personel më të arsimuar.

Ministri Ismajli gjithashtu bëri të ditur se do të shpallin konkursin për specializim për Mjekësinë Familjare.

KOMENTE