Sipas Forbes, këtë vit ka më pak miliarderë krahasuar me vitin e kaluar. Nga 2 mijë e 208 sa ishin në vitin 2018, këtë vit janë gjithsej 2 mijë e 153.
Pasuria e Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook, është zvogëluar për 8.7 miliardë dollarë nga viti i kaluar.Aksionet e tij në Facebook humbën një të tretën e vlerës së tyre ndërsa kompania u përball me skandalet e privatësisë.
Listës së miliarderëve, edhe këtë vit i prinë themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Ai nga viti 2019, ka arritur të fitojë rreth 19 miliardë dollarë.
Çmimi i aksionit i Amazon ka qenë i mirë për bilancin bankar të Bezos dhe hendeku midis tij dhe numrit dy të miliarderëve, Bill Gates, është pak më i madh, edhe pse pasuria e Gates është rritur në 96.5 miliardë dollarë nga 90 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Në listën e miliarderëve të rinj, prin Kylie Jenner. 21 vjeçarja, zotëron biznesin për produkte të bukurisë, Kylie Cosmetics, e cila ka arritur shitje 360 milionë dollarë vitin e kaluar.
Amerika është në krye të listës së shteteve me më së shumti miliarderë, me gjithsej 607, pasuar nga Kina me 324.