Do të habiteni me fitimet e të famshmëve nga rrjetet sociale

Do të habiteni me fitimet e të famshmëve nga rrjetet sociale

Influencueset e rrjeteve sociale ia kanë dalë që të fitojnë të ardhura të mira në vitet e fundit, thotë një raport i ri.

Blogeret, kengetaret, futbollistet  apo aktoret që bazohen tek numri i ndjekësve dhe përzgjidhen nga firmat për të sponsorizuar postime apo video të ndryshme, po fitojnë para nga kjo punë.

Firma e marketingut ‘Izea’ zbuloi se çmimi mesatar që sponsorizohet një fotografi në Instagram filloi me 134 dollarë në vitin 2014 dhe ka arritur në 1.642 dollarë.

Disa prej të dhënave që lidhen me fitimet e influencuesve janë këto:

– Çmimi mesatar për një foto në Instagram është rritur me 44% nga viti 2018 – 2019;

– Për të sponsorizuar një postim në blog, është rritur nga 7.39 dollarë në 2006 – 1.442 dollarë në 2019;

-Videot në Youtube kanë përfitimet më të larta – katër herë më e lartë se forma tjetër e çmimit të përmbajtjes së sponsorizuar – ishte 420 dollarë në 2014 dhe arriti në 6,700 dollarë në 2019;

-Një përditësim statusi në Facebook ishte 8 dollarë në vitin 2014 dhe arriti në 395 dollarë në vitin 2019;

-Një postim në Tëitter është rritur nga 29 dollarë në 2014 në 422 dollarë në 2019;

-Postimet në blog janë rritur nga 407 dollarë në 1,442 dollarë.

KOMENTE