DYLON

50 akuza për vrasje ndaj sulmuesit të xhamive në Zelandën e Re

50 akuza për vrasje ndaj sulmuesit të xhamive në Zelandën e Re
Avatar photo Elife Sherifi

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, u ngarkua me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re.

I dyshuari kryesor i sulmeve, Tarrant, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, do të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Kristçërçit më 5 prill, përmes një video-lidhjeje nga qyteti Auklland. Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe 48 u plagosën nga të shtënat masive në dy xhami, më 15 mars.

Pas sulmeve, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka marrë vendim që ky vend t’i ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim.

EkoHigjiena

Tarrant e ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook aktin e tij. Facebook ka thënë se videoja e sulmuesit është shikuar më pak se 200 herë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe rreth 4,000 herë përpara se është hequr nga rrjeti social.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.