Pas tragjedisë së madhe që shkaktoi tërmeti një javë më parë, Alban Skënderaj dhe Miriami qëndruan në heshtje dhe nuk bënë asnjë deklaratë.
Miriami e theu këtë heshtjen me ne fund, duke bërë një postim në “Instagram”, ku tregon se ata janë përpjekur të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti pa e bërë publike.
Të dy janë natyra diskrete dhe të rezervuar, por në heshtje dhe me dashuri janë munduar të ndihmojmë me aq sa kanë pasur mundësi.
“Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591. Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht.
Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur. Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE! Paqe e dashuri per te gjithe ju”, ka shkruar Miriami tek një foto në “Instagram”.