Organizata joqeveritare “Education Code” ka filluar implementimin e projektit “Ma kupto Heshtjen” në Komunën e Kamenicës.
Ky projekt ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve, mbështetjen dhe promovimin e nevojave dhe kërkesave të personave me aftësi të kufizuara, respektivisht Komunitetit të Shurdhër në Komunën e Kamenicës ku janë identifikuar 29 persona.
Prej tyre 23 persona shurdhmemec, së bashku me anëtarët e familjes janë duke u trajnuar në mënyrë që të përmirësojnë komunikimin ndërfamiljar dhe në shoqëri.
Drejtoresha ekzekutive e OJQ-së “Education Code” Mimoza K.Stanovci, ka thënë se në trajnimin e parë që do të zgjas pesë ditë, këta persona do të trajnohen për mësimin e gjuhës së shenjave nga asistenti i gjuhës së shenjave Përparim Haziri.
Ndërsa ajo tha se në trajnim e dytë që do të mbahet në janar këta persona do të trajnohen për shkrim – lexim e Gjuhës Shqipe.