DYLON

Dardanapress nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Komunën e Kamenicës

Dardanapress nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit ”Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress, përkatësisht Menaxheri i Projektit, Sherafedin Vranja, ka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës Kadri Rahimaj dhe Nënkryetaren  për Komunitete Aleksandra Jovanovic.

Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja, fillimisht i ka njoftuar krerët  institucional të Komunës të Kamenicës lidhur me realizimin dhe implementimin e aktiviteteve të parapara në projekt duke thënë se “Qëllimin e përgjithshëm i projektit, është mbështetja e  institucioneve lokale ne trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetareve me theks të veçante komuniteteve, ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve te komuniteteve dhe  përfshirja e tyre  në procesin e ri integrimit në shoqërinë Kosovare”.

EkoHigjiena

Ndërsa Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Nënkryetaren për Komunitete Aleksandra Jovanovic, janë shprehur  se do t’i përmbushin  të gjitha obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar  një bashkëpunim edhe më të mirë  me shoqërinë civile më qëllim të përfshirjes sa më të madhe të komuniteteve në jetën institucionale dhe  pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse.

Projekti ”Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Zyra e Kryeministrit /Zyra për Çështje të Komuniteteve. /2LONLINE/