DYLON

Trajnohen nxënësit dhe të rinjtë për Trashëgiminë Kulturore në Komunën e Kamenicës

Trajnohen nxënësit dhe të rinjtë për Trashëgiminë Kulturore në Komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ”Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”,  ka përfunduar ciklin e trajnimeve të nxënësve dhe të rinjtë  lidhur me edukimin për Trashëgiminë Kulturore dhe Historike të Komunës së Kamenicës.

Qëllim kryesor i trajnimeve për nxënës dhe të rinjve ishte marrja e njohurive për Diverzitetin Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e Kamenicës, vendet e objekteve Kulturore Historike të Komunës, edukimi i  nxënësve mbi rendësin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore si dhe për rendësin e mbrojtjes dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore .

EkoHigjiena

Trajnimet me nxënës u mbajtën në këto shkolla: SHFMU ”Xhavit Ahmeti” Hodonoc,  Sholla Teknike  “Andrea Durrsaku”Kamenicë, SHFMU “Rexhep Mala ” Topanicë , SHFMU “ Xhelal Sopi ”në Petrit si dhe me të rinjtë e Qendrës Rinore në Kamenicë.

Projekti ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.