Në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, në Kamenicë mbrëmë është mbajtur D-Performanca “Varg e Vi”.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin: Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, zyrtar komunal, si dhe qytetarë të shumtë.
Aktiviteti D-Performanca është një koncept inovativ, mbi trashëgiminë kulturore dhe jetën sociale të Kamenicës, aktivitet ky i përkrahur nga Komuna e Kamenicës në thirrjen publike për subvencione të vitit 2020.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është gjithmonë kënaqësi të jesh në mesin e të rinjve dhe qytetarëve të Kamenicës.
“Nga “Varg e Vi”, sot patëm mundësinë bashkë me qytetarë të Kamenicës, të dëgjojmë pesë instalime artistike me motive nga komuna jonë. D-Performancë vjen si koncept inovativ, mbi trashëgiminë kulturore dhe jetën sociale të Kamenicës sonë të dashur, përmes dëgjueseve me wireless. Përherë kënaqësi të jem në mesin e të rinjve, e qytetarëve tanë të mrekullueshëm! “, tha Kastrati.
Edhe, drejtori i drejtorisës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, tha se gëzohemi që patëm mundësi që të organizohet një ngjarje e tillë në Kamenicë.
“Jemi të lumtur që një aktivitet i këtij lloji është mbajtur në Kamenicë dhe që ne dhe qytetarët patëm mundësi të marrim pjesë. Ftojmë qytetarët që të marin pjesë edhe në aktivitet e organizuara në ditët në vazhdim”, tha ai.
Gjatë ditës së djeshme, gjithashtu janë mbajtur edhe garat në not në pishinën “Shkodra”.
Këto gara u mbajtën në dy kategori, femra dhe meshkuj, si dhe për dy grupmoshat U-16 dhe U-18.
Tri vendet e para të të dy grupeve u shpërblyen me medalje dhe mirënjohje.
Ndryshe aktivitetet e manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. /2LONLINE.com/