Komisioni i Apelit të FIFA-s ka ratifikuar sanksionet me qëndrimin jashtë për dy sesionet e ardhshme të merkatos për Blutë e Londrës, me Chelsean që humbet kështu mundësinë e përforcimit të skuadres duke mos nënshkruar dot me lojtarë të rinj.
Gjatë muajit shkurt, Komiteti i Disiplinës i organit qeverisës së futbollit Botëror, lajmëroi se klubi anglez kishte shkelur nenin 19 të rregullores për plot 29 lojtarë minorenë duke konstatuar njëherazi edhe shkelje të tejra që lidheshin me rregulloren e nënshkrimit të futbollistëve.
Gjithsesi të gjendur përpara një vendimi të tillë të komisionit të Apelit, Chelsea do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion duke iu drejtuar tanimë gjykatës së arbitrazhit sportiv.
Sanskione të tilla prekin në mënyrë direkte çështje si ajo e lojtarit Hazard të cilin tanimë Blutë e Londrës nuk do të mund të nisin tratativat e shitjes me Realin e Madridit, meqënëse Chelsea nuk do të ketë mundësinë e zëvendësimit të tij me afrimin e lojtarëve të rinj.