Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të organizojë Turne Përkujtimor në nderim të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që vdiq më 9 qershor 2018.
FFK ka njoftuar se do të organizojë turneun më 23 korrik, në ditëlindjen e Vokrrit. Ai do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit më 23 korrik.
Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Llapit, Prishtinës, Flamurtari nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga Maqedonia e Veriut.
Ky turne do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 18.00. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në orën 19.00. Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në orën 20.00.