Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për javën e katërt në Superligën e Kosovës. Kjo javë do të sjell dy derbi të mëdhenj, një që do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të pres kampionin në fuqi, Feronikelin.
Ky takim zhvillohet të shtunën, ndërsa do të drejtohet nga Genca Nuza me ndihmësit e tij, Bujar Selimaj e Fatlum Berisha.
Ndërsa, të premten Prishtina do të jetë nikoqire e Llapit në “Fadil Vokrri”.Ky takim do të gjykohet nga gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtuallahu, me ndihmësit Erduan Baliqi dhe Gzim Mehmeti.