FC Feronikeli ka arritur marreveshje me super talentin, Basiru Mbye, i cili do ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit. Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i gjatë 1,83m.
Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Chelseat, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.
Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe 7 asiste për ekipën 2 të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilen skuadër për gjysmësezoni realizoj 16 gola dhe bëri 2 asistime.
Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjëve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A.