DYLON

Superliga e kaloi provimin, të gjithë të kënaqur me miqësoren ndaj Suedisë

Avatar photo Elife Sherifi

Kosova ka pësuar humbje me rezultat minimal nga Suedia në miqësoren e zhvilluar në Doha të Katarit, por ka treguar një paraqitje shumë të mirë, edhe pse përzgjedhësi, Bernard Challandes shumicën e futbollistëve i kishte ftuar për herë të parë në këtë grumbullim.

“Dardanët” gjatë tërë ndeshjes ishin më të mirë se suedezët, duke krijuar edhe disa raste të mira, por që nuk u treguan efikas në finalizim të aksioneve.

Zvicerani Bernard Challandes për ndeshjen ndaj Suedisë i kishte ftuar plot 13 lojtarë nga Superliga.

EkoHigjiena

Challandes, e ka komentuar paraqitjen e futbollistëve të tij pas ndeshjes.

Tani ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Bernard Challandes, i cili është i dëshpëruar me rezultatin. “Jam i dëshpëruar me rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen dhe me filozofinë”, ka thënë Challandes.

Edhe njohës të futbollit kosovar vlerësojnë se lojtarët e elitës së futbollit kosovar janë paraqitur shumë mirë në këtë ndeshje.

“Futbollistët që luajnë në Superligën e Kosovës kanë treguar formë të mirë dhe janë paraqitur mirë, por edhe me emocione”, ka deklaruar trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli. shtoi ai. “Ishte një ndeshje miqësore, një ndeshje kontrolluese për futbollistët e rinj te Kosova A”, shtoi Bylbyl Sokoli.

“Për më shumë, kjo është një mundësi për menaxherët e futbollit që t’i shikojnë futbollistët dhe t’i plasojnë ata në tregun ndërkombëtar”, vlerësoi trajneri i mirënjohur.

Edhe trajneri tjetër i Superligës, Ismet Munishi, e vlerësoi si tejet pozitive paraqitjen e futbollistëve të Superligës. “Futbollistët e Superligës së Kosovës janë paraqitur shumë mirë. Kjo është shumë pozitive për futbollin e Kosovës, pasi u dëshmua edhe një herë se në Kosovë ka lojtarë që mund të luajnë me Përfaqësuesen”.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina.

“Po bëhen afër katër vjet që po luajnë bashkë Armend Thaqi e Leutrim Bekteshi dhe luajtën mjaft mirë”, ka thënë Morina. “Këta djelmosha, të gjithë, e dëshmuan veten dhe ia ndritën fytyrën Superligës së Kosovës”, vlerësoi më tej Morina. “Aspak nuk u treguam inferiorë ndaj një skuadre mjaft me përvojë”, shtoi ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.