Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve do përkushtim, andaj Feronikeli e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje.
Pas ndeshjes finale të Kupës, trajneri Zekirija Ramadani u ka dhënë shtatë ditë pushim futbollistëve për shkak të ngarkesave të mëdha që kanë pasur, por më pastaj lojtarët i pret punë e rëndë.
Mavrorva dhe Sllovenia janë dy opsionet e klubit nga Drenasi, njëra prej së cilës pritet të konfirmohet ditëve në vijim.
Feronikeli këtë edicion fitoi titullin dhe Kupën.