DYLON

Ramos po kërkohet në Kinë, edhe futbollisti është pro

Ramos po kërkohet në Kinë, edhe futbollisti është pro
Avatar photo Elife Sherifi

Kapiteni Sergio Ramos i ka kërkuar Real Madridit ta lejojë atë të shkojë në Kinë si lojtar i lirë, raportojnë media të ndryshme spanjolle.

Sipas kanalit televiziv “La Sexta”, qendërmbrojtësi 33-vjeçar e ka informuar klubin se ka marrë një ofertë shumë atraktive në aspektin ekonomik nga një klub i Superligës kineze.

Raportohet se Ramosi kishte mbajtur takim me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, bashkë me vëllain e vet Rene dhe përfaqësuesin Julio Senn.

EkoHigjiena

Mediat lokale shkruajnë se marrëdhëniet mes Ramosit dhe Perezit janë tensionuar pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve në muajin mars.

Ramos i ka shënuar 84 gola në 606 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat. Ai i kaluar plot 14 vjet në klub që prej transferimit nga Sevilla.

Kapiteni i Spanjës i ka fituar 20 trofe me Real Madridin, përfshirë tre në La Liga dhe katër në Ligën e Kampionëve

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.