Në kuadër të javës së tetë në Superligë zhvillohet ndeshja derbi në mes të kampionit në fuqi, Feronikeli dhe Llapit.
Klubi nga Podujeva tani e disa edicione kërkon shkëlqimin, titullin dhe garat ndërkombëtare, kurse edhe këtë vit synojnë Evropën.
Në anën tjetër, Feronikeli është kampion aktual dhe lider i Superligës pas xhiros së shtatë dhe kjo ndeshje duhet të fitohet për të mbajtur ritmin në kreun e tabelës.
Së fundmi është konfirmuar se kapiteni i klubit, Lapidar Lladrovci është rikthyer në stërvitje pas një lëndimi të pësuar.
Qendërmbrojtësi nga Drenasi për shkak të lëndimit e humbi takimin ndaj Ferizajt, në të cilin kampioni në fuqi shënoi fitore të thellë 5-0.