Feronikeli do të debutojë sonte për herë të parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve, ku faza paraeliminatore zhvillohet në Prishtinë.
Kampioni i Kosovës nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion ne ndeshjet e tyre në Evropë, ndërsa pritet të inkuadrohen edhe ardhjet e reja.
Në portë pritet të jetë Florijan Smakiqi. Mbrojtja ajo që e solli titullin me Përparim Islamin, Lapidar Lladrovcin, Arbër Prekazin dhe Yll Hoxhën.
Në mesfushë do të ketë ndryshim, pasi pritet që në krahë të Albërt Dabiqajt të luajë i posardhuri Argjend Malaj.
Të avancuar janë Astrit Fazliu, Mendurim Hoti dhe Jean Carioca. I vetëm në sulm do të jetë Kastriot Rexha.
Trajneri Zekerija Ramadani ka disa mundësi të mira që të bëjë ndryshime.