Lapidar Lladrovci, Met Millaku, Drilon Lladrovci dhe portieri Deniz Troshupa do të vazhdojnë të jenë pjesë e Feronikelit edhe sezonin 2019/20.
Feronikeli ka njoftuar se ka rinovuar kontratat me futbollistët Lapidar Lladrovci, Met Millaku, Drilon Lladrovci dhe portierin Deniz Troshupa.
Feronikeli pati një sezon fantastik, duke arritur titullin kampion dhe duke rrëmbyer Digitalb Kupën e Kosovës.
Gjatë ditës së shtune, klubi nga Drenasi kishte konfirmuar edhe rinovimin me Mevlan Zekën, Albutrint Morinën dhe Jean da Silva Cariocan.