Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka kaluar në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Nikli ka fituar dy ndeshje ne rrethin paraeliminator në Ligën e Kampionëve që u zhvilluan në Prishtinë.
Si kampion i Kosovës, Feronikeli do të marrë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA shumën prej 260 mijë euro.
Vetëm pjesëmarrja në rrethin para eliminator të Ligës së Kampionëve, Feronikelin do ta pasurojë me 230 mijë euro të tjera.
Zhvillimi i dy ndeshjeve në raundin e parë do të bëjë që edhe 280 mijë euro të tjera të derdhën në arkat e klubit nga Drenasi.
Vetëm deri në këtë moment, Feronikeli ka fituar 770 mijë euro, nga titulli i kampionit deri në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.