Është mbajtur kuvendi i dytë zgjedhor në ”Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve”- Handikos në Gjilan.
Në mbledhje morën pjese 49 anëtarë të Handikos-it dhe zgjodhën organet e reja udhëheqëse të Organizatës: kryetarin e kuvendit, kryetarin e bordit, anëtarët e bordit si dhe drejtorin ekzekutiv të shoqatës Handikos.
Në kuvend morën pjesë edhe mysafirë të ftuar, bashkëpunëtorë të jashtëm të Handikos-it, vlen të përmendën ne veçanti, Bujar Kadriu kryetar i rrjetit të OJQ-ve të Republikës së Kosovës dhe Fatmir Latifaj, president i Klubit Rotarian “Gjilani”.
Përndryshe, kryetar i kuvendit është zgjedhur: Sejdulla Kadriu
Kryetar i Bordit: Avdil Ibishi
Drejtor ekzekutiv: Fatmir Shurdhani
Që të gjithë janë zgjedhur me vota të hapura dhe kanë marrë maksimumin e votave. /2LONLINE/