DYLON

Organizata “Cure2Children” të mërkurën me aktivitet për të ndihmuar fëmijët me leukemi, fton gjilanasit vullnetmirë për përkrahje

Organizata “Cure2Children” të mërkurën me aktivitet për të ndihmuar fëmijët me leukemi, fton gjilanasit vullnetmirë për përkrahje
Avatar photo Redaksia

Organizata Joqeveritare “Cure2Children”,  ka kërkuar përkrahje për aktivitetet e planifikuar në ndihme të fëmijëve me leukemi.

Aktiviteti i cili do të bëhet nga shkollat fillore Selami Hallaqi, Musa Zajmi,  do të jetë te sheshi i qytetit dhe para teatrit në Gjilan me datë 11.05.2022.

EkoHigjiena

Aktivitetet e planifikuara janë: 

 1. Përgatitja e ushqimit tradicional dhe shitja e tyre nga nxënësit e Shkollave Fillore me qëllim që mjetet e grumbulluara të shkojnë në fondin për fëmijët e sëmurë nga leukimia dhe do jenë të destinuara për t’iu vinë në ndihmë të tyre (terapi, transport, mirëmbajtje, asistencë sociale mujore për familjet e përfshira në aktivitet dhe që kanë nevojë).

2. Përgatitja e ushqimit nga vullnetarët e shoqatës dhe nga shumë furra, ëmbëltore, piceria, nga qyteti i Gjilanit, ku kanë shpreh gatishmëri për përkrahjen e aktivitetit me ushqim tradicional, si dhe shitja e tyre nga nenat dhe vullnetaret e shoqatës në shesh dhe para teatrit.

Aktiviteti do të filloj prej orës 9:00 deri në 16:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.