DYLON

Policia: Zyrtari policor në vetëmbrojtje detyrohet të përdor armën e zjarrit ndaj të dyshuarit

Policia: Zyrtari policor në vetëmbrojtje detyrohet të përdor armën e zjarrit ndaj të dyshuarit
Avatar photo Redaksia

Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

EkoHigjiena

Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.

Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.