Së bashku me nënkryetaren, Vlora Çitaku dhe deputeten, Blerta Deliu-Kodra, i dhuruam një mirënjohje në shenjë respekti dhe falënderimi familjes dhe bashkëshortes atdhetare të heroit kombëtar, Abdullah Tahiri, zonjës Sofa Tahiri.
Gjithmonë privilegj kur takon dhe dëgjon nga afër sfidat e zonjës Tahiri, një grua e hekurt e cila së bashku me familjen e saj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë.
Familja Tahiri nga Malisheva gjithmonë ka qenë patriotike e në shërbim të vendit, sa herë që ka qenë nevoja.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/