DYLON

Cernica i thotë PO të madhe Lutës e listës së LDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit

Cernica i thotë PO të madhe Lutës e listës së LDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit
Avatar photo Redaksia

Banorët e Cernicës i kanë thënë PO të madhe kryetarit Lutfi Haziri dhe listës së LDK-së për edhe një mandat qeverisës për Gjilanin, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Në takimin e organizuar nga nën-shtabi zgjedhor i Cernicës, i cili është mbajtur duke respektuar masat anti-COVID-19, ata kanë shprehur falënderim ndaj kryetarit Haziri, për investimet e mëdha infrastrukturore.

EkoHigjiena

Gjatë takimit të nën-shtabit, ku prezent ishte edhe bartësi i listës zgjedhore, Avdyl Aliu, kandidati për Asamble Komunale, Leotrim Bllaca, kryetari i nën-shtabit, Malazog Hoxha  e sekretari administrativ i Degës së LDK-së, Bardhyl Kadriu, u konfirmua se qindra aktivistë e veprimtarë të LDK-së po punojnë në terren për fitoren historike të Lutës, për realizimin e projekteve të mëdha zhvillimore Gjilani 2021 +.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.