Rexhep Morina, sekretar i Kryqit të Kuq në Kamenicë, ka bërë me dije se duke i falënderuar donatorët, kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore në disa familje me fëmijë jetim.
“Ne, që jemi në teren kalojmë edhe momente shumë të rënda emocionuese. Kur nëna kryefamiljare me dy djem me gjendje të rënd shëndetësore që kanë mbetë në shtëpi, shpresat i ka te vajza e cila shkon në shkollë dhe thotë se është e zonja në mësime, por po i mungojnë librat. Ose, t’i kesh 4 fëmijë të paaftë për punë është e rëndë, shumë e rëndë. Për neve ishte përjetim i rëndë”, thotë tutje Morina..
Andaj, në emër të Kryqit të Kuq, ai apelon tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë këtë organizatë, që ajo pastaj të ketë mundësi t’iu ndihmojë këtyre familjeve që kanë nevojë të madhe për ndihmë. /2LONLINE/