DYLON

U mbajt punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2025”

U mbajt punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2025”
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Vitisë, është mbajtur sot punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023 – 2025”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth këtij drafti i cili është i pari për këtë komunë, e e cila është përkrahur edhe nga Misioni i OSBE-së, Zyra Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarët komunal, drejtues të institucioneve e drejtorë të Drejtorive komunale.

Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, në fillim tha se hartimi i planit të integritetit, si draft, përcakton objektivat e një plani të avancuar për 2023-2025. Andaj si i tillë, shpresoj të jetë më funksional.

Irfan Ukshini nga zyra e OSBE-së, njoftoi për angazhimin e kësaj organizate në mbajtjen e punëtorive, që për synim ka praktikat e mira të prezantohen dhe inkorporohen në plan.

Ai poashtu tha se OSBE do të vazhdojë të mbështesë dhe përkrah iniciativat në hartimin e planeve, si ky për Integritetin.

Ibadete Hyseni, shefe e grupit punues për hartimin e draft planit, prezantoi para pjesmarrësve këtë plan, duke theksuar se ky dokument synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale profesionale dhe të modernizuar, të zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik lokal, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve përmes ofrimit të shërbimeve efektive dhe cilësore për të gjithë.

Kurse Sadri Rrmoku, konsulent nga OSBE, prezantoi modalitetet, kuptimin e integritetit, objektivat, qëllimet, indentifikimet etj, që mund të përfshihen në këtë draft.

Poashtu pjesmarrësit u ndanë në grupe dhe identifikuan në mënyrë praktike vlerësimin e rreziqeve, gjasat e rrezikut dhe veprimet.

Përmes Planit të Integritetit, do të promovohet demokracia lokale në mënyrë që komuna të përmbushë objektivat e saj, për të përballuar sfidat ekonomike, sociale dhe politike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.