Jeni të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe këtë pasion e keni kthyer në një biznes fitimprurës? Nëse po, atëherë vjen një lajm i mrekullueshëm për ju pasi Facebook ka lajmëruar që do përdorë reklamat në video. Gjë e cila do të përkthehet në të ardhura të pastra për ju dhe vetë Facebook-un. Faktikisht kjo është një praktikë e aplikuar edhe gjatë vitit të kaluar por përdoruesit nuk kanë marrë fitime, ndërsa në të ardhmen premtohen fitime që do ndahen në mënyrë të barabartë mes përdoruesve dhe Facebook.