Nëse doni t’i mbroni buzët, këto gjëra duhet shmangur!fotoilustrim

Nëse doni t’i mbroni buzët, këto gjëra duhet shmangur!

Gjatë ditëve të ftohta, është normale që të kemi buzë të çara. Përveç të ftohtit, ndikim ka edhe kujdesi i gabuar, i cili çon në plasaritje të lëkurës tuaj.

Nëse ju doni që t’i mbroni buzët tuaja, këto gjëra duhet shmangur:

Pilingu

Pilingu është heqja e sipërfaqes së vdekur të lëkurës. Mos e teproni me piling. Duke e përdorur atë, ju hiqni qelizat e vdekura nga buzët, duke i bërë ato që të rigjenerohen. Megjithatë, në qoftë se vazhdimisht bëni piling vjen deri te plasaritja e lëkurës. Prandaj, pilingu duhet të përdoret vetëm një herë në javë.

Balsam për buzët

Mos përdorni balsamët që përmbajnë petroleum dhe vazelin, sepse ato i thajnë buzët, dhe sa më shumë që i përdorurni aq më të varur bëheni nga to. Kur e zgjedhni balsamin shikoni që të jetë i bazuar në vajra natyrore të tilla si vaj ulliri ose vaj jojoba, sepse ato janë plot me vitaminë E, e cila e qetëson lëkurën dhe e ndihmon atë për rigjenerim.

Të kuqët e buzëve

Buzëkuqët që i japin një pamje më të plotë buzëve, zakonisht përmbajnë mentol, e ai është përbërës i keq për buzët sepse e thanë lëkurën, kështu që këta buzëkuqë duhet t’i shmangni.

Stresi

Përveç çdo gjëje të keqe që rrjedh nga stresi, përfshihen edhe buzët e plasaritura. Kur janë nën stres, njerëzit shpesh i kafshojnë dhe i lagin buzët, që çon në tharjen dhe plasaritjen e tyre. Mundohuni që të jeni nën kontroll. Është gjithashtu e mirë që të pini shumë ujë për të mbajtur lëkurën tuaj të hidruar mjaftueshëm.

Bota Sot

KOMENTE