Për shkaqet e mundshme të zjarrit dhe zjarre vëniet e qëllimta, si dhe rreziqet dhe pasojat ligjor, është mbajtur sot një tryezë ku është diskutuar rreth kësaj teme, e cila sidomos në sezonën verore, po shkakton dëme të konsiderueshme si në ekonomitë familjare, gjithashtu edhe ato fushore e malore.
Koordinatori I Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi Imri Emërllahu, duke hapur këtë tryezë tha se qëllimi i organizimit të këtij takimi është mobilizimi I gjithmbarshëm I të gjithë mekanizmave, për të kontribuar në parandalimin e zjarr vënieve.
Në emër të Institucioneve komunale, foli zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, I cili mes tjerash theksoi se kjo tryezë duhet të shërbej si mesazh, por edhe si porozi tek qytetarët e posaçërisht tek ata që janë akterë të zjarre vënieve dhe tu bëhet me dije se sa po i bëjnë dëme kësaj shoqërie, me ndezje të zjarreve.
Komandanti I stacionit policer në Viti Afrim Halili, u fokusua në zbatueshmërin e udhëzimit administrative që ka të bëjë me ndëshkimet me gjoba mandatorë nga ana e policisë, kurse Imer Thaqi, drejtor I Divizionit për Siguri Publike në MPB, foli për strategjinë nacionale për Siguri në Bashkësi për vitin 2019-2023, si dhe planin e veprimit për sigurinë e komunitetit në nivel lokal, bashkëpunimin me partnerët strategjik.
Ndërsa komandanti I Njësisë së Zjarrfikësve në Viti Hetem Jakupi, duke iu referuar statistikave të intervenimeve të kësaj njësie, tha se për gjatë periudhës janar korrik, kjo Njësi ka të evidentuara 245 dalje për intervenime dhe prej tyre, 196 kanë qenë nga shkaku I zjarreve.
Sipas këtyre statistikave, nga gjithsejtë 196 zjarre, 20 janë bërë intervenime në objekte banimi, 6 aksidente, 67 në pyje, 77 në fusha e kështu me radhë. Organizatorët e kësaj tryeze që ishin Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi të komunave Viti, Gjilan dhe Kamenicë, në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi, ICITAP-in amerikan, Drejtorinë e Policimit në Bashkësi, stacionin policor dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Viti, në fund dolën edhe me konkluzione bazuar në kodin penal që ka të bëjë me zjarr vënien.
Të pranishëm ishin edhe pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejtor të shkollave, përfaqësues të institucioneve të tjera dhe qytetar.