Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi mbajti takim të rregullt

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi mbajti takim të rregullt

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) në Viti ka mbajtur dje takimin e rregullt. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të grupeve të EVSB-së dhe Policisë së Kosovës.

Imri Emërllahu, Koordinator i EVSB-së për Viti, bëri me dije që gjatë këtij takimi anëtarët janë njoftuar fillimisht mbi punën e këtij ekipi në katër muajt e fundit, gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Vitisë por edhe punët që parashihen të zhvillohen në vijim.

Gjatë këtij takimi gjendja e sigurisë në këtë komunë është vlerësuar si e mirë duke potencuar se për kundër që në këtë periudhë kohore kishte dy palë zgjedhje të cilët u mbajtën në këtë komunë pa u shënuar problem i theksuar.

“Pra gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e mirë dhe stabile, kuptohet me përjashtim të disa rasteve apo dukurive që janë të njohura për Policinë e Kosovës. Pra këto raste nuk janë për ne shqetësuese pasi që janë raste të Izoluara”, u shpreh Emerllahu.

Gjithashtu në këtë takimi janë përmendur edhe disa probeleme të cilat janë identifikuar nga anëtarët e EVSB-së.

KOMENTE