EVSB ndanë mirënjohje për drejtorin e Shkollës “Jonuz Zejnullahu”, Nijazi Lutfiu

EVSB ndanë mirënjohje për drejtorin e Shkollës “Jonuz Zejnullahu”, Nijazi Lutfiu

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) e Vitisë ka mbajtur takimin përmbyllës për vitin 2017. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Institucioneve Komunale, në krye me zv. Kryetarin e kësaj komune, Hasan Aliu por edhe përfaqësues të policisë së Kosovës, arsimtar dhe të tjerë.

Gjatë këtij takimi Imri Emerllahu, Koordinatori i EVSB-së në Viti, njoftoi të pranishmit për takimet e shumta që ka mbajtur ky ekipi në kuadër të projekteve për vitin 2017.

Ndër to ai përmendi projektet lidhur me keqpërdorimi e rrjeteve sociale, pusetat e hapura, prerjet ilegale të pyjeve, dhuna në familje, mjetet piroteknike si dhe shumë të tjera. Emerllahu bëri me dije se këto projekte EVSB i ka realizuar në veçanti në kuadër të bashkëpunimit të mirë me Komunën e Vitisë dhe Policin e Kosovës por edhe me mekanizmat e tjerë.

“EVSB dhe Policia e Kosovës kanë bërë një punë mirë dhe të koordinuar rreth këtyre projekteve. Në disa raste janë mbajtur dhe ligjërata rreth dukurive të tilla, dhe në disa raste janë vendosur poster vetëdijues nëpër pothuajse të gjitha shkollat. Në të gjitha këto projekte jemi mbështetur nga Komuna e Vitisë të cilën EVSB dhe Policia e Kosovës ju janë shumë falënderues”, u shpreh Emerllahu duke falënderuar në këtë drejtim edhe Policinë e Kosovës në Viti e cila në vazhdimësi ka qenë për krah të këtij ekipi për realizimin e këtyre projekteve.

Gjatë këtij takimi EVSB ka ndarë disa certifikata për kontributet e ndryshe si për Nijazi Lutfiun, drejtor i Sh. M. T. P “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Emerllahu potencoi se kjo certifikatë ju dha këtij drejtori pasi që sipas tij drejtori Lutfiu me punën e tij të palodhshme, e kjo shkollë është veçuar në shumë aspekte si në aspektin e sigurisë, disiplinës, pastërtisë dhe suksesit.

Ai shtoi se sipas të dhënave që posedon EVSB dhe Policia e Kosovës gjatë fund vitit 2016 në ambientet e kësaj shkolle si brenda ashtu edhe jashtë nuk ka pasur asnjë rast të ndezjes së fishekzjarrëve.

“Duke u bazuar në këto rrethana dhe duke vërejtur përkushtimin dhe punën e pa lodhshme të drejtorit, Njazi Lutfiu, EVSB dhe Policia e Kosovës në shenjë falënderimi kanë vendosur të ndajnë këtë certifikatë për të”, u shpreh Emerllahu duke ju uruar të gjithë të pranishmit vitin e ri 2018.

KOMENTE