DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë po përgatit draft planin e Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2020

Kuvendi Komunal i Vitisë po përgatit draft planin e Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2020
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të hartimit të Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020 sot në Viti nën mbështetjen e Misionit të OSBE-së Zyra në Gjilan është mbajtur një takim me anëtarët e grupit punës dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financave.

Ndonëse në këtë takim janë thirrur edhe përfaqësues të opozitës të cilët janë të përfaqësuar në trupat e Kuvendit Komunal të Vitisë ata nuk kanë marrë pjesë në këtë takim.

Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira shprehi keqardhje për faktin që përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin në vijim.

EkoHigjiena

Ai iu bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës në Viti, që të marrin pjesë në takimet e tilla në mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe trupave të saj dhe në veçanti në Komitetin për Politikë dhe Financa që do të mbahet nesër.

“Shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës në këtë takim. Ju bëjë thirrje publike që ata që jenë pjesë e punës së Kuvendit dhe trupave të saj në interes të qytetarëve vitias” , u shpreh Pira.

Ndërkaq Fatlum Demiri, Sekretar i Kuvendit Komunal prezantoj draft planin e punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2020 duke marrë edhe sugjerimet e pjesëmarrësve në këtë takim.