Është mbajtur punëtori mbi rolin mbikëqyrës të Kuvendit Komunal dhe Komitetit për Politikë dhe Financa ndaj ekzekutivit.
Organizata lokale NOPM (Network of Peace Movement) përkrahur nga Granti i Ndërhyrjes Kombëtare në kuadër të projektit SMART Ballkans-Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe zbatuar nga konsorciumi i organizatave CPCD në partneritet me Center for Research and Policy Making dhe Instituti Demokratik për Ndërmjetësim, ka mbajtur sot punëtorinë rreth rolit të Kuvendit Komunal dhe Komitetit për Politikë dhe Financa ndaj ekzekutivit.
Kjo punëtori ka bërë bashkë përfaqësuesit e asamblesë nga Komuna e Kamenicës, Ranillugut dhe Novobërdës.
Ata kanë diskutuar rreth mënyrave që duhet të përdoren për përforcimin e rolit të legjislativit dhe të rrisin nivelin e llogaridhënies së ekzekutivit, konform kornizës ligjore në fuqi. /2LONLINE/