DYLON

In Memoriam: Trimi i Emshirit

In Memoriam: Trimi i Emshirit
Avatar photo Redaksia

IN MEMORIAM: TRIMI I EMSHIRIT

Mejdi Asllani – Plaku (1940-2024)

EkoHigjiena

Mejdi Asllani-Plaku iu paska shkuar në amshim bashkëluftëtarëve çlirimtarë!…

Nuk harrohet akti i Tij trimëror në Emshir të Prishtinës, pikërisht në gjendjen më të rëndë të okupimit serbian të Kosovës…

Plaku ua shtiri të dridhurat milicisë serbiane, duke mbrojtur me trimëri pragun e shtëpisë së vet në përballje me milicinë gjakatare.

Ai luftoi dhëmbë për dhëmbë dhe doli ngadhënjimtarë nga një luftim i pabarabartë me milicinë, e vendosur në Prishtinë për t`ia nënshtruar shqiptarët vullnetit të Kasapit të Ballkanit.

Akti trimëror i trimit Mejdi Asllani në Prishtinë, e shtoi vetëbesimin dhe forcoi zemrat e trishtuara të shqiptarëve të mirëfilltë.

Nderime të përhershme për një figurë të atillë kombëtare të panënshtruar, sikurse ishte dhe mbeti shembëlltyra e Mejdi Asllanit!

/Mehmetali Rexhepi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.