Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi është mposhtur 0-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga TNS.
Kampionët e Superligës së Kosovës, e nisën ndeshjen me një avantazh të favorshëm, pasi në ndeshjen e parë kanë arritur të barazojnë 2:2 në udhëtim në Uells.
Por, goli i sulmuesit irlandez Ebbe në minutën e 67-të të ndeshjes ishte fatal për kosovaret.
Megjithatë, Feronikeli vazhdon rrugëtimin në Evropë, pasi do të luajnë në rundin e dytë të kualifikimeve në Europa League.