Ecja minimizon rrezikun e kancerit të gjirit

Ecja minimizon rrezikun e kancerit të gjirit

Studiuesit tashmë e dinë se çdo lloj aktiviteti fizik zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit.

Por, një studim i Shoqërisë Amerikane të Kancerit, zbuloi se gratë që ecnin shtatë ose më shumë orë në javë, kishin një rrezik 14 % më të ulët të kancerit të gjirit sesa ata që ecnin tri orë ose më pak në javë.

Lehtëson dhimbjet e artritit. Disa studime kanë zbuluar se ecja zvogëlon dhimbjen që lidhet me artritin dhe se ecja pesë deri në gjashtë km në javë mund të parandalojë shfaqjen e kësaj sëmundjeje.

Ecja mbron nyjet – sidomos gjunjët, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj osteoartritit – duke i lubrifikuar ato dhe duke forcuar muskujt që i mbështesin ato. Forcon sistemin imunitar. Ecja mund t’ju ndihmojë të mbroheni gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit.

Një studim i mbi 1,000 burrave dhe grave zbuloi se ata që ecnin të paktën 20 minuta në ditë, kishin 43% më pak gjasë të sëmureshin në dimër në raport me të tjerët. Dhe nëse sëmureshin, kjo ishte për një kohëzgjatje më të shkurtër dhe simptomat e tyre ishin më të buta.

KOMENTE