Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Koleksionistin Privat, Agim Avdyli për nder të përvjetorit të XIII-të Pavarësisë së Kosovës, organizojnë ekspozitën pesë ditore me titull “Trashëgimia Kulturore Nëpërmjet Objekteve Etnografike”.
Hapja solemne do të bëhet më 17 shkurt 2021 nga ora 12:30 në Palestrën e Qytetit hyrja jugore (pjesa e tribunës).
Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur për pesë ditë me radhë, nga ora 10:00 deri në orën 18:00.
Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar, por gjithnjë duke respektuar masat Anti-Covid-19. Vendosja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative. /2LONLINE.com/