Sot në Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta’ në Gjilan, shoqata “Handikos” ka organizuar turnirin e Basketbollit në Karrocë, ku morën pjesë disa ekipe nga Kosova.
Në këtë garë, triumfues doli ekipi Gjilani, vendi i dytë i takoi Gjakovës dhe i treti Prishtinës.
Shoqata HANDIKOS ndër vite ka ofruar shërbime të natyrave të ndryshme, që për qëllim kanë pavarësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Roli i saj është edhe në organizimin e aktiviteteteve të ndryshme sportive, me theks të veçantë atë të basketbollit në karrocë, me mbështetje të donatorëve të shumtë të huaj dhe vendor.
Ky organizim me karakter garues, kësaj radhe është bërë në mbështetje të NLB Banka.