Një breshkë është kapur në rrjetat e peshkatarëve të Fierit. Ajo peshonte 20 kilogramë dhe është një lloj i veçantë.
Një peshkatar tha se në momentet kur ishin duke peshkuar, kishin kapur breshkën e cila sipas tij nuk ishte në gjendje të mirë.
Menjëherë është njoftuar Qendra e Peshkimit. Specialistët janë duke u marrë me këtë specie të rrallë që mbërrin në brigjet shqiptare. Këto lloj specie gjenden në det nga peshkatarët, të goditura nga anijet, ose të sëmura.