DYLON

Durrës, dallgët nxjerrin breshkën 100-vjeçare

Durrës, dallgët nxjerrin breshkën 100-vjeçare
Avatar photo Elife Sherifi

Një breshkë uji e përmasave të mëdha u gjet e ngordhur në breg të detit në shëtitoren “Taulantia” në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat e para mendohet që breshka të jetë mbi 100-vjeçare, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj. Specia detare u gjet nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të Bashkisë së Durrësit, të cilët po punonin për pastrimin e zonës.

Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.