Futbollisti gjilanas, Xherdan Shaqiri, është i pakënaqur me trajtimin nga trajneri, Jurgen Klopp, te Liverpooli.
Lojtari shqiptar ka startuar në vetëm 11 ndeshje në Premeir Ligë në sezonin e kaluar, derisa nuk ka luajtur as në përballjen ndaj Chelseat në Superkupën e Evropës dhe ndaj Norwichit.
Shaqiri e ka paralajmëruar trajneri gjerman duke i thënë se mund të largohet në këtë afat kalimtar nëse situata e tij nuk pëson ndryshime.
Shaqiri u transferua te The Reds nga Stoke City, mirëpo nuk ka arritur ta bind Kloppin që t’i ofrojë më shumë minuta.