Për herë të parë në Spitalin e Gjilanit realizohet stentimi i veshkës

Për herë të parë në Spitalin e Gjilanit realizohet stentimi i veshkës

Për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, është realizuar stentimi i veshkës dhe kjo është bërë suksesshëm nga mjeku specialist i urologjisë, Dr Mervan Toska.

Pacientes, pas dërgimit në sallë operative arrihet t’i plasohet stenti dhe t’i bëhet drenimi i veshkës si dhe t’i bëhet ekstraktimi endoskopik i konkrementit nga kanali urinar. Pas intervenimit te tillë gjendja e pacientes është përmirësuar dukshëm për një kohë shumë të shkurtër.

Përndryshe, stentimi i veshkës është procedurë standarde që aplikohet te rastet e obstruksioneve/pengesave, në drenimin e veshkave (rrjedhjen e urinës) , qoftë nga konkrementet (gurët) apo masat tumoroze brenda apo jashtë traktit urinar si dhe fryrjes (ënjtjes) së veshkës për shkak të kompresionit nga fryti gjate shtatzënive në muajt e fundit të barrës.

Dr Mervan Toska

Urologu Toska thotë për Portalin 2LONLINE, se si procedurë minimalo- invazive është jashtëzakonisht e dobishme për pacientët të cilët i nënshtrohen këtij intervenimi, duke e evituar mundësinë e humbjes se veshkës për shkak obstruksionit apo edhe hemodializimin eventual, por edhe rrezikun nga përfundimi letal për shkak te sepses ( infeksionit) .

“Rastin e një intervenimi të tillë e kemi pasur para disa ditëve në spitalin tonë kur pacientja M.R, pranohet në repart me dhembje të forta, rezistente në terapi si dhe me gjendje septike temperaturë dhe ethe, për shkak të bllokimit të veshkës nga një konkrement (guri), në pjesën e poshtme të ureterit (kanalit të veshkës). Pacientes pas dërgimit në sallë operative arrihet t’i plasohet stenti dhe t’i bëhet drenimi i veshkës (zhbllokimi) si dhe i bëhet ekstraktimi endoskopik i konkrementit (gurit) nga kanali urinar”, thotë specialisti i urologjisë, Dr Mervan Toska, transmeton 2LONLINE.

Sipas tij, pas intervenimit te tillë mininalo invaziv, gjendja e pacientit në mënyre dramatike është përmirësuar për një kohë shumë të shkurtër, duke eliminuar rrezikun e shokut septik dhe komplikimet eventuale të veshkës si pasojë e obstruksionit të saj.

KOMENTE