Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka pësuar një lëndim i cili do t’ia pamundësoj paraqitjen kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
27 vjeçari është dëmtuar te skuadra e tij Valerenga.
“Më vjen keq që nuk do të luaj për Kosovën këto dy ndeshje. E kam pësuar një lëndim në muskuj dhe nuk do të luaj 2-3 javë” ka thënë Shala për Indeksonline.
Përveç tij, Kosovës do ti mungojnë, Valon Berisha e Hekuran Kryeziu që janë të lënduar.