DYLON

Parashikimi i FIFA 19: Liverpool fiton Championsin, Shaqiri shënon golin vendimtar

Parashikimi i FIFA 19: Liverpool fiton Championsin, Shaqiri shënon golin vendimtar
Avatar photo Elife Sherifi

Xherdan Shaqiri mund të mos jetë në formacionin e parë të Liverpoolin për përballjen me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo për të është parashikuar se do ta shënojë golin e fitores në këtë finale për skuadrën e Jurgen Kloppit.

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në rrjetin social Instagram e ka shpërndarë një video të Castros i cili e parashikon rezultatin e finales së këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Në këtë finale, Liverpooli i Jurgen Kloppit do të ketë punë me Tottenhamin e Mauricio Pochettinos, me të cilët është ndeshur edhe më parë në këtë sezon, për shkak se të dy klubet garojnë në Premierligë.

EkoHigjiena

Xherdan Shaqiri ishte pjesë e formacionit të parë të Liverpoolit që e siguroi rikthimin tronditës në përballjen me Barcelonën, dhe tani Castro e ka parashikuar se 27-vjeçari do të jetë vendimtar edhe në finale.

Sipas parashikimit në FIFA 19, Liverpooli do ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve falë golit të shënuar nga Shaqiri në minutat e fundit të ndeshjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.