Në një bibliotekë në Britani të Madhe ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Biblioteka Rajonale në “Vancouver Island” përmes një postimi në Facebook ka treguar që një person ka kthyer një libër 42 vite pasi e ka marrë.
Personi i paidentifikuar e kishte marrë librin “Wilderness Livig” në vitin 1977.
Biblioteka ka treguar që libri ka qenë në gjendje të mirë dhe nëse do të kishte ekzistuar gjoba para 42 viteve, tash personi që ka marrë librin do të ishte dënuar 4599 dollarë.