DYLON

India drejt zgjedhjeve, mbi 84 milionë njerëz votojnë për herë të parë

India drejt zgjedhjeve, mbi 84 milionë njerëz votojnë për herë të parë
Avatar photo Elife Sherifi

Brenda më pak se një muaji, procesi më i madh demokratik në botë do të fillojë në Indi. Nga 900 milionë banorë me të drejtë vote, 84.3 milionë njerëz do të votojnë për herë të parë.

Procesi i votimit do të zhvillohet në shtatë faza të ndryshme nga data 11 prill deri më 19 maj, ndërsa rezultatet do të publikohen më 23 maj.

Qeveria nacionaliste e kryeministrit Narendra Modi, e cila kishte ardhur në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, do të sfidohet nga partia opozitare “Kongresi”.

EkoHigjiena

Para pesë vjetësh, partia “BJP” kishte arritur ta siguronte një numër rekord të ulëseve në kuvend, 282. Sidoqoftë, kritikët po e akuzojnë partinë e kryeministrit për thellim të polarizimit fetar me qëllim të fitimit të përkrahjes nga shumica hinduse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.