Rodrigo Palacio dhe Felipe Melo pritet të largohen nga Interi në drejtim të Atalantas dhe Palmeirasit.
Sipas Sport Mediaset, Palacio i ka thënë ‘po’ ofertës së Atalantas, ku do të punonte përsëri nën urdhrat e Gian Piero Gasperinit.
Bisedimet janë duke u mbajtur mes klubeve dhe së shpejti mund të ketë një marrëveshje.
Melo, po ashtu do të largohet dhe dëshira e tij është largimi drejt Palmeiras.
Mesfushori tanimë 33 vjeçar dëshiron ta mbyll karrierën në Brazil. /Telegrafi/