• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+

Haziri: 2017-ta, vit i kthesave të mëdha në infrastrukturën e Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 2 Janar, 2017 3 min
 Haziri: 2017-ta, vit i kthesave të mëdha në infrastrukturën e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, natën e ndërrimit të moteve, e ka kaluar së bashku me familjen e tij dhe me qytetarët e Gjilanit në qendër të qytetit, e më pas ka vizituar të gjitha istitucionet e kujdestarisë, që përkujdesen për rendin, shëndetin dhe sigurinë publike të qytetarëve.

Haziri fillimisht ka vizituar Policinë e Kosovës, e më pas Shërbimin e Zjarrëfikjes, Spitalin e Përgjithshëm dhe Ndihmën e Shpejt në kuadër të shëndetësisë primare, ku nga afër ka përcjellur gjendjen, e cila deri në këtë kohë ishte plotësisht e qetë me raste të vogëla të shënuara, që sipas përgjegjësve të këtyre institucioneve, gjendja ka qenë e menaxhueshme dhe në kuadër të një dite të zakonshme e normale.

“Sonte kam vizituar të gjithë shërbimet dhe institucionet e kujdestarisë. Kujdestaria e institucioneve të rendit, të shëndetësisë dhe zjarrëfikjes të gjithë janë në detyrë dhe po bëjnë punën e tyre në përkujdesjen dhe ruajtjen e shëndetit e sigurisë për gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë, në mënyrë që nata më e gjatë e vitit të kaloj me qetësi. Është fat i madh që deri më tani nuk kemi asnjë rast të rëndë të raportuar si pasojë e aksidenteve që mund të ndodhin. Është natë e qetë, natë për të cilën shpresoj të kloj për çdo familje me më të mirën të mundshme. Falënderoj ekipet e kujdestrisë, mjekët, zjarrëfikësit, organet e rendit dhe sigurisë dhe stafi tjetër kujdestarë, që meritojnë me të drejtë të quhen guardian të natës së vitit të ri 2017”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri më tej ka thënë se 2017-ta është vit i gjilanasëve, falë mobilizimit financiar që është siguruar, jo vetëm nga qeveria e Kosoves, por edhe nga Banka Evropiane, edhe nga qeveri e Austrisë, nga qeveria Amerikane dhe qeveritë e shteteve mike të Kosovës dhe Gjilanin viti 2017 do ta karakterizoj me vit të kthesave të mëdha të infrastrukturës, siq është ndërtimi i Autostradës, i rrugëve të tjera lokale, investimi i fuqishëm në ujërat e zeza, në infrastrukturën shkollore në qerdhe të reja dhe investimet në kulturë, rini, sport dhe në të gjitha fushat tjera.

Viti 2017 ja kemi kushtuar poashtu edhe kolosit të madh, heroit Idriz Seferi, dhe kështu gjitha aktivitetet kulturore të Flakës së Janarit dhe aktiviteteve të tjera do ti kushtohen atij, deri në vendosjen e shtatores së tij në qendër të qytetit dhe njëkohësisht të bëhet rivarrimi i eshtrave të tij në varrezat e dëshmorëve.

Ndryshe, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, është organizuar edhe një koncert me solist gjilanas. /2L ONLINE/

 

Etiketa:Gjilan Komuna Lutfi Haziri
Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e fundit
Policia

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan

2 Qershor, 2023
Politikë

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të

2 Qershor, 2023
Art/Kult

“LYRA” në edicionin e XIV me radhë të festivalit të këngës për

2 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të veprojë menjëherë

2 Qershor, 2023

“LYRA” në edicionin e XIV me radhë të festivalit të këngës për fëmijë solli në skenë 18 këngë të bukura për fëmijë, vallëzim dhe këngë

2 Qershor, 2023

FC Drita përshëndetet edhe me Almir Kryeziun

1 Qershor, 2023

Policia mirëpret fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

1 Qershor, 2023

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës së Njeriut”

1 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com