Feronikeli dhe Trepça ’89 do të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës më 25 maj, pasi i fituan duelet e tyre përkatëse gjysmëfinale.
Feronikeli e mposhti 2:0 Ballkanin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve.
Ndërkohë, Feronikelit në finale do t’i bashkohet Trepça ’89, që përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit 1:0 në shtëpi nga Vëllaznimi, kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve.
Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 maj. Fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.